Xhoshua-Fjuri, ja kush do të fitonte duelin sipas Kliçkos

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda Vladimir Kliçko beson se Entoni Xhoshua do ta fitonte duelin me Tajson Fjuri, në rast se dy britanikët do të përballeshin një ditë njëri me tjetrin.

Boksieri ukrainas ka boksuar që ndaj të dyve, ashtu që i di mjaft mirë aftësitë e dy rivalëve në ring, ndaj të cilëve kishte pësuar humbje.

“Xhoshua e fiton duelin nëse i mban duart poshtë. Është një boksier më i kompletuar, i aftë teknikisht, ka peshën e duhur, fuqinë e nevojshme të një boksieri të peshave të rënda. Dhe mbi të gjitha është një sportist që dëgjon e mëson”, – tha Kliçko.

Ndërkohë sa i përket Fjurit, Vladimir Kliçko, tha: “Është boksier momental, që bënë bujë për një periudhë të shkurtër dhe në historinë e boksit ka shumë raste të tilla. Nuk është i disciplinuar për të patur vijueshmëri në karrierën e tij. Unë i uroj gjithë të mirat Tajson-it, por pa disciplinë nuk arrihet fitorja dhe ajo është më e rëndësishme se motivimi. Duke parë përvojën time, them se për Fjuri do të jetë shumë e vështirë të mund Xhoshuan pa disciplinë pune”, – tha Kliçko.

Boksierët kanë kohë që kërkojnë një përballje mes tyre, me Fjurin që do të rikthehet në ring më 9 qershor pas më shumë se dy vitesh pushim.

Leave a Reply