Basketboll, Rabotniçki fiton derbin me MZT Skopjen

Klubi i Rabotniçkit ka fituar derbin me MZT Skopjen me rezultatin 92:74 në kuadër të Superligës së basketbollit vendor. Në ndeshjen që u zhvillua në Gostivar, Rabotniçki ishte më i mirë në periodën e parë dhe të fundit, ndërsa perioda e dytë dhe e tretë iu takoi mysafirëve të MZT Skopjes.

Më i miri mbi parket rezultoi të jetë Simonovski nga radhët e MZT-së me 24 pikë të realizura, ndërsa te Rabotniçki spikati amerikani Evans me 19 pikë. Kjo ndeshje duhej të luhet dje në palestrën “Parku i Qytetit”, mirëpo për shkak të mosfunksionimit të semaforit kjo ndeshje u shty për sonte për t’u zhvilluar në palestrën “Mladost” të Gostivarit.

Leave a Reply