Ekskluzive: Tensione te Vardari, konfrontohen fizikisht Grnçarov dhe Barsagian!

Skuadra e Vardarit duket totalisht e humbur këtë sezon, kur u deklasua në dy garat vendore në kampionat dhe kupë nga Shkëndija e Tetovës. Pas humbjes së fundit 2:3 nga rivali direkt për titullin e kampionit, kur tetovarët shkuan fare pranë titullit dhe krijuan epërsi prej 23 pikëve, të shkurta kanë qenë tendencat e shkupjanëve, për të larë mos suksesin me akuza të pabaza në drejtim të ekipit tetovar.

“InfOSport.mk” mëson ekskluzivisht se së fundmi në seancën e sotme stërvitore, ka ardhur deri tek kontakti fizik, ndërmjet kapitenit Boban Grnçarov dhe armenit Tigran Barsagian. Situata ka qenë aq e tensionuar kur dy futbollistët janë kapur fyt për fyti, ndërsa ka qenë vetëm reagimi i bashkëlojtarëve që ka penguar konfrontimin më të madh fizik dhe eksalimin e situatës.

Duket se te Vardari nuk po e kapërdijnë lehtë dështimin e këtij sezoni nga Shkëndija e Tetovës dhe për momentin atmosfera është katastrofale. Kujtojëm se në janar u larguan shumë futbollistë në mesin e tyre edhe dy shqiptarët Besir Demiri e Visar Musliu, ndërsa së fundmi u largua drejt Kazakistanit edhe futbollisti më i mirë i Vardarit, braziliani Huan Felipe./InfOSport.mk

Leave a Reply