Asani: Ta shfrytëzojmë ‘rënien’ e Vardarit, të marrim pikët e mundshme

Vardari-Rabotniçki do të jetë derbi i mesjavës që do të zhvillohet nesër në kuadër të xhiros së 30-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Vardari shihet dukshëm që nuk është në formën e duhur dhe se deklasimi nga Shkëndija e Tetovës në kampionat ka ndikuar rëndë në psikologjinë e lojtarëve. Dhe, sigurisht Rabotniçki do të mundohet ta shfrytëzoi këtë ‘rënie’ të Vardarit, ndërsa i të njejtit mendim është edhe mesfushori shqiptar i ‘Romantikëve’ Bujamin Asani, i cili në një prononcim për “InfOSport.mk” theksoi se duhet të marrim pikët e mundshme.

“Edhe përkrah orarit të ngjeshur që kemi këto javë të fundit të sezonit, kemi arritur të përgatitemi sa më mirë edhe për derbin që na pret nesër ndaj Vardarit. Do të jetë ndeshje e vështirë, por shpresojmë të dalim fitimtarë në këtë duel të rëndësishëm për neve si ekip. Për momentin kemi atmosferë të mirë dhe gjithçka po shkon sipas planit të stafit të ekipit. Me trajnerin e ri kemi rimarë veten dhe kemi bërë rezultate të mira. Vardarin ne të gjithë e dimë se kush është, por në futboll nuk ka favoritë, ne do të mundohemi ta shfrytëzojmë ‘rënie’ e tyre në ndeshjet e fundit dhe t’i fitojmë pikët e mundshme”, tha për “InfOSport.mk”, futbollisti i Rabotniçkit, Bujamin Asani.

Ndeshja Vardari-Rabotniçki luhet nesër në stadiumin ‘Filipi i Dytë’, duke nisur nga ora 15:00./InfOSport.mk

Leave a Reply