Gostivari bënë detyrën ndaj Novacit, rimer kreun përkohësisht

Gostivari ka shënuar fitore 2:0 ndaj Novacit në ndeshjen e javës së 23-të në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Nga një gol në secilën pjesë shënuan të besuarit e trajnerit Mensur Jakupi, të cilët në këtë mënyrë përkohësisht rikthejnë pozitën e parë në renditje.

Ilirid Ademi edhe sot konfirmoi se po kalon në një formë shumë të mirë, kur në minutën e 33-të shënoi golin e epërsisë për Gostivarin.

Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë e këtij takimi të zhvilluar në Gostivar, teksa vetëm pas 7 minutave lojë në pjesën e dytë, Betim Miftari edhe për herë të dytë shënoi në rrjetën e mysafirëve, të cilët për në Gostivar, kishin udhëtuar me të vetmin qëllim që mos të pësojnë ndonjë disfatë më të rëndë.

Falë kësaj fitore tashmë Gostivari numëron 46 pikë, dy pikë më shumë se Makedonija Gjorçe Petrovi, që ndeshjen e javës së 23-të do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme si vendas ndaj Labunishtit. Po nesër në program është edhe derbi i madh midis Vëllazërimit dhe Struga Trim Lum, teksa në dy ndeshjet tjera të zhvilluara gjatë ditës së sotme, vendasit nuk e diskutuan në asnjë moment fitoren. Euromilku në derbin lokal të Shkupit mundi Lokomotivë me rezultatin 3:1, teksa Teteksi falë golave të shënuar nga futbollistët shqiptarë me rezultatin 4:2 mundi Zajazin.

LDFM – Perëndim, Jjava XXIII

EuroMilku 3 – 1 Lokomotiva
 Gostivari 2 – 0 Novaci
Teteksi 4 – 2 Zajazi
E diel:  
Vëllazërimi 16:00h Struga TL
Makednija Gj.P 16:00h Labunishti

Leave a Reply