Shkupi shkëlqen, Çairi në festë (VIDEO)

FC Shkupi rikthimin në stadiumin e Çairit e ka kurorëzuar me fitore të madhe në ndeshjen ndaj Pobedës së Prilepit, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Zekirja Ramadani shënoi fitore 3:1, duke ringjallur sërish shpresat për pozitën e katërt në renditje. Para tribunave të mbushura me tifoz dhe një dominimi të plotë, Shkupi golin e parë të këtij takimi e gjeti vetëm në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 63-të kur Alen Jasharoski shënoi nga brendia e zonës për 1:0.

SHKUPI SHËNON NDAJ POBEDËS

GOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKUPI SHËNON NDAJ POBEDËSSHKUPI – POBEDA 1:0(A. Jasharoski 62')

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Goli i dytë erdhi pas një super aksioni të “bardhekaltërve”, me aktorë Ilijoski – Jasharoski dhe Emre Xhan, i cili me kokë shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Tofiloskit.

EMRE XHAN SHENON EDHE GOLIN E DYTE NE RRJETEN E POBEDES

EMRE XHAN SHENON EDHE GOLIN E DYTE NE RRJETEN E POBEDESSHKUPI – POBEDA 2:0(E. Xhan 76')

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 76-të, teksa në minutën e 84-të FC Shkupi përfitoi një penalti, të cilën në gol e kurorëzoi Bazhe Ilijoski.

SHKUPI SHËNON EDHE GOLIN E TRETË NDAJ POBEDËS

SHKUPI SHËNON EDHE GOLIN E TRETË NDAJ POBEDËSSHKUPI – POBEDA 3:0(B. Ilijoski 82')

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Nuk vonoi shumë dhe të pranishmit në stadiumin e Çairit në minutën e 87-të, patën mundësinë të shohin edhe një penalti, kësaj rradhe për mysafirët, të cilin në gol e shndërroi Filip Najdovski.

POBEDA SHËNON GOLIN E NDERIT NDAJ FC SHKUPIT

POBEDA SHËNON GOLIN E NDERIT NDAJ FC SHKUPIT SHKUPI – POBEDA 3:1(B. Geshoski 86')

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Në fund fitore më se e merituar e FC Shkupit, që tashmë arrinë në kuotën e 36 pikëve dhe aktualisht ndanë pozitën e 6-të me Akademia Pandev. Në anën tjetër skuadra e Pobedës mbetet në pozitën e 8-të me 29 pikë, dhe deri në fund të sezonit do të luftojë për mbijetesë.

Leave a Reply