Rron Broja dhe shpirti i tij luftarak te FC Shkupi (VIDEO)

Reprezentuesi i Shpresave të Kosovës, Rron Broja, po kalon formë të mirë te FC Shkupi. Broja te skuadra nga Çairi erdhi në merkaton e janarit, ndërsa u adaptua shumë shpejtë në ambientin e ri.

Ai në ndeshjen e fundit që Shkupi e fitoi Pobedën në Çair, ishte njëri prej futbollistëve kyç të skuadrës. Edhe pse nuk u përfshi në listën e golashënuesve, Broja ishte i shkëlqyeshëm në fushë, duke fituar çdo duel me kundërshtarët dhe duke ndal aksione në kohë dhe në momente të duhura.

22 vjeçari me karrakter te fortë dhe shpirt luftarak, ka siguri në vete në atë çka bën, ndërsa luan me shumë qetësi, duke pastruar cdo rrezik apo kanosje të kundërshtarëve.

Për më shumë ndiqni disa momente nga ndeshja e djeshme Shkupi-Pobeda:

Leave a Reply