“Tripleta” e Kramariç bënë që Hofenhajmi të mbetet në garë për LK (VIDEO)

Sprinti final i Hofenhajmit drejt pozitave që sigurojnë një vend për në Ligën e Kampionëve vazhdon, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e trajnerit Julian Nagelsman nuk kishte aspak mëshirë ndaj Hanoverit që po lufton për mbijetesë, me ç’rast tashmë pas kësaj fitore renditet në pozitën e katërt, duke e zbritur një vend më poshtë Bajer Leverkusenin.

Që të tre golat për skuadrën e Hofenhajmit i realizoi Andrej Kramariç, dy prej të cilëve ishin vërtetë superior, teksa golin e vetëm për Hanoverin e realizoi Kenan Karaman.

Leave a Reply