Formacionet e mundshme, Inter – Juventus

Sonte në kuadër të javës së 35-të në Serie A në program është derbi ndeshja midis Interit dhe Juventusit, njofton “infOSport.mk”.

Për Juventusin do të jetë kjo një ndeshje shumë e vështirë por edhe shumë e rëndësishme në luftën për titull të kampionit pasi që tanimë ka vetëm një pikë më shumë se Napoli, skuadër kjo që javën e shkuar mundi “bardhezinjtë” në duelin direkt.

E gjithë kjo ka bërë që Juve sonte të mendoj vetëm tek fitorja, por njëkohësisht një gjë të tillë mendojnë edhe “zikaltërit”, duke pasur parasysh se janë në luftë të ashpër me dy skuadrat nga kryeqendra italiane, Roma dhe Lacio për një vend në Ligën e Kampionëvë.

Të dy skuadrat pritet të luajnë më 11shet më të mira të tyre, duke mos kursyer asnjë futbollistë, me përjashtim të Kiellinit te skuadra e Juventusit, i cili për shkak një të lëndimi të marrë në ndeshjen ndaj Napolit mbylli sezonin para kohe.

FORMACIONET E MUNDSHME:
INTER: Handanovic; D’Ambrosio, Miranda, Skriniar, Cancelo, Brozovic, Valero, Perisic, Rafinha, Karamoh, Icardi
JUVENTUS: Buffon, Cuadrado, Rugani, Barzagli, Alex Sandro, Pjanic, Khedira, Matuidi, Mandzukic, Douglas Costa, Higuain.

 

Leave a Reply