E dhimbshme, Manxhukiq tregon pasojat pas goditjes së Vecinos (FOTO)

Super derbi i javës së 35-të në “Serie A” midis Interit dhe Juves mbrëmë na dhuroi plotë 5 gola, ndërsa mbi të gjitha dhuroi edhe momente të pakëndshme, ku vlen të theksohet ai i minutës së 15-të, kur futbollisti vendas Vecino ndërhyri në mënyrë shumë të ashpër ndaj futbollitit “bardhezi”, Manxhukiq, njofton “infOSport.mk”.

Në momentin e parë arbitri Orsato nuk reagoi, mirëpo pas konsultimit me VAR, vendosi të përjashtojë nga loja futbollistin “zikaltër”.

E gjithë kjo shkaktoi shumë pakënaqësi në mesin e futbollistëve vendas, mirëpo nëse shohim me vëmendje fotot që ka publikuar vetë Manxhukiq pas asaj ndërhyrje brutale të Vecinos, ndoshta kartoni i kuq do të ishte ndëshkimi më i vogël për të.

Mbi të gjitha vlen të përmendet se Manxhukiq edhe përkundër këtij dëmtimi të rëndë qëndroi në fushë, duke luajtur edhe plotë 50 minuta të tjera, kur më pasu zëvendësua nga Bernardeski në minutën e 66-të.

Leave a Reply