Fetel niset i pari në garën e Azerbajxhanit

Piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Fetel do të niset i pari edhe në garën e Azerbajxhanit. Fetel në pistën e Bakusë vendosi kohën më të shpejtë 1:41:498, duke lënë pas rivalin e tij kryesor, kampionin në fuqi Luis Hamilton.

Piloti tjetër i Mercedes, Valteri Botas regjistroi kohën e 3-të më të mirë, ndërsa pas tij do të nisen dy makinat e Red Bull, me Rikiardon dhe Verstapenin.

Kimi Raikonen regjistroi vetëm kohën e 6 më të mirë, pasi gaboi në sektorin e dytë të pistës, duke shpërdoruar një mundësi për t’u nisur mes të parëve.

Ky është “pole position” i 3-të radhazi për gjermanin e Ferrarit, Sebastian Fetel, që për më tepër kryeson edhe renditjen për pilotë, ndonëse jemi vetëm në garën e 4-të sezonale.

Gara për çmimin e madh të Azerbajxhanit do të zhvillohet sot me fillim në ora 14:00.

Leave a Reply