Galata fiton betejën me Beshiktashin, por vazhdon luftën për titull (VIDEO)

Galatasaraji ka dalë fitues në derbin e madh të javës së 31-të në Superligën turke, duke mundur Beshiktashin me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një super ndeshje e zhvilluar para tribunave të stërmbushura në “Turk Telekom”, në të cilën Galata shënoi nga një gol në secilën pjesë, ndërsa kjo fitore mund të ishte edhe më e thellë në rast se Gomis, golashënuesi më i mirë i Superligës turke ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 66-të.

Ndryshe Fernando në minutën e 23-të shënoi golin e parë për ekipin e Fatoh Terim, teksa në minutën e 70-të Gari Rodrigez shënoi edhe golin e dytë, duke shfrytëzuar në ato momente edhe epërsinë numerike, që e krijuan pas përjashtimit të Dushko Toshiç.

Me këtë fitore Galatasaraji tashmë numëron 66 pikë, teksa Beshiktashi pas kësaj disfate mbetet në pozitën e katërt me 62 pikë të tubuara.

Pas Galatasarajit me 65 pikë renditet Bashakshehiri që sot mundi Osmanlisporin me  rezultatin 1:4, teksa Fenerbahçe me 63 pikë renditet në pozitën e tretë.

Leave a Reply