Jovanovski: Rezultat real për të dyja skuadrat!

Rezultat raeal në derbin Rabotniçki-Shkupi mbetet për strategun e “Romantikëve” Gjore Jovanovskin. Ky i fundit komentoi sfidën e zhvilluar në arenën “Filipi i Dytë”, duke vlerësuar dy ekipet për atë që treguan në fushë.

“Ne kishim rastet tona ku dominuam lojën, ndërsa gjithashtu edhe Shkupi i kishte momentet e veta.  Në përgjithësi rezultati është real. I përgëzojë të dyja skuadrat për lojën e treguar në fushë, mendojë që ishte ndeshje korrekte. Futbollistët meritojnë respekte pasi kjo është ndeshja e 6 që luajmë nga dy herë në javë. Por gjithsesi duhet të adaptohemi me ‘trendet e reja’, pasi në të gjithë Evropën zhvillohen ndeshjet kështu”, tha Jovanovski.

Leave a Reply