Lacio fiton dhe mendon për Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Skuadra e Lacios ka përfituar nga disfata e Interit mbrëmë nga Juventusi, duke ngritur në +4 pikë epërsinë ndaj skuadrës “neroaxurre”  në garën për një vend në Ligën e Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Thoma Strakoshës falë golit të shënuar nga Milinkoviç Saviç (56’) sonte mundi minimalisht 1:0 Torinon, duke arritur kështu në kuotën e 70 pikëve, po aq sa ka edhe Roma, dy skuadra këto që renditen në pozitat 3 dhe 4.

Interi mban pozitën e 5-të me 66 pikë dhe nëse deri në mbyllje të sezonit kur kanë mbetur edhe tre xhiro për të zhvilluar nuk arrinë të zbret nga ndonjërën prej dy skuadrave nga kryeqendra romake, atëherë “zikaltërit” do të duhet të kënaqen me një vend në Liga Europa.

Gjithashtu vlen të theksohet se Lacio në këtë ndeshje në minutën e 23-të, humbi një penalti, të cilën në gol nuk arriti që të shndërrojë Luis Alberto.

Napoli ka pësuar një disfatë të rëndë nga Fiorentina në “Artemio Franki” (0:3), disfatë kjo që mund të  largojë edhe përfundimisht nga titulli kampion, Atalanta vazhdon të qëndrojë më lartë se Milani falë fitores 3:1 ndaj Xhenoas, edhe përkundër faktit se “rossonerët” gjithashtu kishin shënuar fitore 1:2 në udhëtim te Bolonja. Fitoreve në ndeshjet e sotme iu gëzuan edhe Sampdoria dhe SPAL, teksa përballja Benevento – Udinese u mbyll me barazimin 3:3.

Serie A, Java XXXV

Crotone 4 – 1 Sassuolo
Atalanta 3 – 1 Genoa
 Benevento 3 – 3 Udinese
Bologna 1 – 2 AC Milan
Sampdoria 4 – 1 Cagliari
Verona 1 – 3 SPAL
Fiorentina 3 – 0 Napoli
Torino 0 – 1 Lazio

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply