Ramadani: Të kënauqur më 1 pikë, me “Shvercerat” u ndjehëm si në Çair

Rabotniçki dhe Shkupi u ndanë me barazim 1:1 në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të xhiros së 31-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Golat në arënen “Filipi i Dytë” u shënuan nga Angellov që realizoi për Rabotniçkin, ndërsa për Shkupin, Jasharoski gjeti rrjetën.

Numri një i stafit teknik te “bardhekaltërit”  është shprehur i kënaqur me barazimin, ndërsa vlerësojë edhe tifozët “Shvercerat’ që ishin në numër të konsiderueshëm në stadium.

“Unë i urojë futbollistëve për lojën e treguar sot dhe për pikën e fituar, e cila ishte me meritë të madhe. Edhe pse në pjesën e dytë, po të kishim qenë më vigjilent para portës, ndoshta do të shënonim edhe golin e dytë dhe do t’i merrnim tre pikë. Erdhe për tre pikë, por nuk do të thotë se me një pikë nuk do të jemi të kënaqur. Kemi ndeshje të mërkurën, luajmë në stadiumin tonë, duhet të përkushtohemi në atë ndeshje dhe duhet të japim maksimumin dhe objektivi gjithmonë për çdo ndeshje është tre pikë. I urojë edhe njëherë futbollistët për angazhimin, i faleminderojë edhe tifozët tanë ‘Shvercerat’ qe erdhën na përkrahën. Me të vërtet nuk e ndjehëm se jemi në stadiumin e qytetit, por sikur të ishim në Çair”, tha Zekirija Ramadani.

Leave a Reply