Rron Broja në pikpyetje për ndeshjen me Rabotniçkin!?

FC Shkupi sot me fillim në ora 16:00 në arenën “Filipi i Dytë” do të zhvillojë derbi ndeshjen e javës së 31-të ndaj Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”. Për të dyja skuadrat kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh se synojnë atë pozitë të katërt, përmes së cilës shpresojnë Europën.

Aktualisht janë “romantikët” që ndodhen në një pozitë më të mirë, megjithatë një fitore e “bardhekaltërve” nga Çairi në këtë ndeshje do të ndryshonte gjërat në favorin e tyre, kjo për faktin se FC Shkupi edhe përkundër se ka 5 pikë më pak se Rabotniçki, ka edhe një ndeshje më pak, atë kundër Pelisterit që do të duhet ta zhvillojë në Çair.

Megjithatë në prag të këtij takimi shumë të vlefshëm, trajneri i FC Shkupit Zekirja Ramadani mund të mos llogarisë në shërbimet e njërit prej futbollistëve të tij më në formë, Rron Broja. Kapiteni i përfaqësueses U21 të Kosovës në ndeshjen e së mërkurës kundër Pobedës pësoi  një lëndim në nyjën e këmbës që vazhdon ta ketë të ënjtur, ndërsa edhe më tej lëndimi e përcjell Bllazhe Ilijoskin.

Muharem Bajrami gjithashtu ende është me grip, ndërsa dhimbja e gjurit e ka detyruar që edhe Krivanjeva të stërvitet me intensitet më të ulët, ashtu  që paraqitja e këtyre futbollistëve për të dielën do të jetë në dyshim, edhe pse gjithçka rreth tyre do të vendoset në momentin e fundit, varësisht se sa secili prej tyre e shohin veten të përgatitur për t’iu përgjigjur kërkesave të trajnerit Ramadani.

Leave a Reply