Lionel Messi, 1000 gola në karrierë (VIDEO)

Fenomeni argjentinas, Lionel Messi ka arritur shifrën e 1 000 golave në karrierë, shkruajnë mediat “katalunase”, përcjellë “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për absolutisht të gjithë golat e “pleshtit” që nga mosha e tij 7-vjeçare, kur kishte filluar hapat e tij të parë te skuadra e Njuells Old Bojs në Argjentinë.

Këto statistika gjithashtu përfshijnë edhe golat e Messit të shënuar në ndeshjet kontrolluese me Barcelonën si dhe me Argjentinën.

Në futbollin profesinist Messi ka të shënuar 550 gola me Barcelonën në gjithsej 634 ndeshje, teksa për Argjentinën ka shënuar 51 gola në 123 ndeshje.

Leave a Reply