Akademia Pandev bënë që Pobeda të vuaj në vazhdim të kampionatit

Akademia Pandev ka shënuar fitore minimale 1:0 në ndeshjen e parë të javës së 32-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, duke mundur Pobedën si vendas me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Skuadrës së Jugosllav Trençovskit i ka mjaftuar një gol i hershëm që në minutën e dytë për të marrë tre pikët e plota nga kjo përballje e zhvilluar në stadiumin Kukush në Turnovë.

Autorë i golit të vetëm për skuadrën nga Strumica ishte futbollisti i tyre më i mirë, Zoran Baldovaliev, për të cilin ishte ky goli i 13-të i shënuar këtë edicion.

Falë kësaj fitore Akademia Pandev përkohësisht me 39 pikë ndodhet në pozitën e 6-të, teksa Pobeda mbetet në kuotën e 32 pikëve, duke u pozicionuar vetëm në pozitën e 8-të.

Leave a Reply