Ndeshja e “lamtumirës”: Pirlo zbulon të ftuarit e tij

Mesfushori i njohur italian, Andrea Pirlo ka zbuluar disa prej yjeve që do të marrin pjesë në ndeshjen e tij të lamtumirës, duke përfshirë emra si Totti, Bufon, Kanavaro, Del Piero, Kafu, Maldini, Nesta, Rui Kosta dhe Lampard.

Mesfushori do t’i thotë lamtumirë karrierës së futbollit në La Notte del Maestro në “San Siro” më 21 maj.

Shumica e futbollistëve kanë konfirmuar prezencën e tyre, me përjashtim të emrave të sulmit. Ndër portieriët e ftuar bëjnë pjesë tre italian dhe një brazilian, ai legjendar i Milanit, Dida, teksa edhe mbrojtja përbëhet kryesisht me futbollistë italian.

PORTIERË: Buffon, Dida, Storari, Abbiati.
MBROJTËS: Adani, Barzagli, Bonera, Bonucci, Cannavaro, Cafu, Chiellini, Costacurta, Favalli, Ferrara, Grosso, Jankulovski, Kaladze, Lichtsteiner, Maldini, Materazzi, Nesta, Oddo, Serginho, Simic, Zambrotta.
MESFUSHORË: Albertini, Ambrosini, Baronio, Brocchi, Camoranesi, De Rossi, Diamanti, Gattuso, Lampard, Leonardo, Marchisio, Pepe, Perrotta, Rui Costa, Seedorf, Verratti, Diana.

Leave a Reply