Sedat Berisha në formacionin e më të mirëve në Shqipëri

Sedat Berisha me skuadrën e Vllaznisë së Shkodrës janë duke bërë rezultate të mira në Superligën e futbollit shqiptarë. Fitoret e fundit kanë larguar Vllazninë nga pozitat e rënies nga Superliga, me ekipin shkodran që aktualisht mban vendin e 8-të me 36 pikë, 2 më shumë se Teuta e Durrësit ku luan shqiptari tjetër nga Maqedonia, Amir Bilali.

Sukseset e Vllaznisë kanë bërë që edhe mbrojtësi nga Shkupi, Sedat Berisha të përfshihet në formacionin e më të mirëve në xhiron e 31-të të Superligës. Berisha në mesin e më të mirëve të përzgjedhur nga gazeta sportive “Panorama” është gjetur së bashku me shokun e skuadrës Vucaj. /InfOSport.mk

Leave a Reply