Nadal: Federer nuk luan në fushat me dhe, pasi ka frikë nga humbjet

Pas fitoreve në Montekarlo dhe Barcelonw, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka fluturuar për në Madrid, ku do të kërkojë trofeun e radhës.

Në kryeqytetin spanjoll, Nadal është përballur 3 herë me Roxher Federerin, ku në vitin 2009 ka fituar zvicerani dhe në dy vitet pasardhës ka triumfuar spanjolli. Nadal ka dhënë opinionin e tij në lidhje me mungesën e rivalit zviceran në turnetë e fushave me dhe, për të dytin vit me radhë.

“E kuptoj vendimin e tij. Të luash në fushat me dhè kërkon një sforco më të madhe dhe ndoshta Federer nuk dëshiron që të humbasë dhe të ketë një vijueshmëri fitoresh në karrierën e tij. Besoj se këto dy faktorë kanë ndikuar në vendimmarrjen e tij. Duhet respektuar ky vendim dhe për sa kohë funksionin, ai ka të drejtë të veprojë si të dojë”, u shpreh Rafael Nadal.

Tenisti spanjoll është ende në krye të renditjes botërore dhe Roxher Federer e ndjek në vendin e dytë, duke treguar se pavarësisht moshës janë ende më të mirët.

“Nuk jemi të vjetër për sa kohë fitojmë edhe pse një ditë do të tërhiqemi dhe ata do të fitojnë. Një gjeneratë do të tërhiqet dhe një tjetër do të vijë. Ne kemi fituar gjithçka dhe pas disa kohësh do të jenë të tjerët që do të triumfojnë”, tha tenisti spanjoll Nadal.

Leave a Reply