Ceremoninë e finales së Kievit, e hap Dua Lipa!

UEFA ka njoftuar një tjetër surprizë që pritet të zbukurojë mbrëmjen e Kievit më 26 Maj, ku do të luhet finalja e Champions League, mes Realit të Madridit dhe Liverpoolit.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, institucioni më i lartë i futbollit europian ka dhënë një video me pak sekuenca të këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa që është lënë në hije për të mos u njohur, por edhe me këngën e saj ‘Neë rules’ në sfond, ndërsa postimi shoqërohet me pyetjen ‘Gjejeni kush është?’.

Më pas sqarohet se pikërisht kjo do të jetë surpriza e mbrëmjes së Kievit, pasi do të performojë në ceremoninë që do të zhvillohet para finales në ‘Olimpiyskiy Stadium’, ndërsa zyrtarisht detajet e ceremonisë do të publikohen më 8 Maj.

#UCLfinal opening ceremony!

We have another amazing artist taking the ultimate stage at this year's #UCL final Opening Ceremony, presented by Pepsi! Any guesses who? 🤷‍♀️ #LoveItLiveIt

Публикувахте от UEFA Champions League в 3 май 2018 г.

Leave a Reply