Mohamed Sallah kujdeset për fshatin e tij të lindjes!

Ylli egjiptian i Liverpullit, Mohamed Sallah pa dyshim se për momentin është një prej futbollistëve më të mirë dhe më të përfolur në botë.

Përveç shkathtësive të tij në fushat e futbollit, të cilat tashmë janë të pakontestueshme dhe të admiruara nga të gjithë, Sallah duket se popullaritetin e tij në Egjipt po e fuqizon edhe me karakterin e tij njerëzor.

Kur shihen veprimet e tij humanitare dhe të natyrave tjera, nuk është çudi pse Sallah mori 1 milion vota për President të Egjiptit.

Veprimi i fundit i tij, po ashtu kë bërë që të fuqizohet reputacioni i tij jashtë futbollit. Sallah ka vendosur të bëjë një donacion prej 450 mijë dollarësh, për të blerë tokën ku do të ndërtohet një impiant për pastrimin e ujit dhe furnizimit me ujë të fshatit ku ai ka lindur dhe rajonit përreth. Kjo do ti mundësojë shumë shpejt, mijëra banorëve qasje në rrjet të ujësjellësit dhe atë në saje të asaj që është angazhimi i radhës i natyrës humanitare për Sallah.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply