Vëllai i Pogbas bënë skandal në Turqi! (VIDEO)

Vëllai më i madh i Poll Pogba, Florentin është përfshirë në një skandal të madh në Turqi. Futbollisti fracez që mbron ngjyrat e skuadrës së Gençlerbirligit ishte sulmuar nga ana e bashkëlojtarëve të tij, derisa kjo skuadër po zhvillonte ndeshjen e javës së 32-të kundër Antaliaspor.

Disa minuta para fundit të këtij takimi, Florentin Pogba pësoi një dëmtim, me ç’rast u drejtua ka dhomat e xhveshjes. Mbrojtësi 27-vjeçar hoqi fanellën, duke lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë në fushë mu në minutat deçizive, kur Gençlerbirligu po kërkonte barazimin e reuzltatit. Duke pasur parasysh se trajneri Ozat Umit kishte kryer tre zëvendësimet e lejuara, ai më nuk kishte të drejtë të fus ndonjë futbollistë tjetër, mirëpo kjo nuk kishte aspak rëndësi për Florentin Pogba, i cili u “sulmua” nga ana e bashkëlojtarëve të tij, të cilët kërkuan llogari nga ai për veprën që po bënte.

Pas një tollovie të krijuar mes futbollistëve të Gençlerbirligit dhe Florentin Pogbas, ky i fundit megjithatë arriti që të futet brenda dhomave të xhveshjes, aty, ku sipas mediave turke francezi është sulmuar fizikisht nga ana e bashkëlojtarëve të tij, me ç’rast është dashur intervenimi i policisë për të qetësuar gjakrat.

Gençlerbirligi në fund pësoi disfatë minimale 0:1 nga Anataliaspor, që në fund mund ti kushtojë shumë, pasi dy javë para mbylljes së sezonit në Superligën turke, skuadra e trajnerit Umit ndodhet në pozitën e parafundit me 30 pikë, 5 më pak se Konjaspor i vendit të 15-të, që siguron mbijetesën.

Leave a Reply