ZYRTARE, Riberi vazhdon kontratën me Bajernin

Bajern Munihu edhe zyrtarisht ka njoftuar se Frank Riberi mbetet pjesë e tyre edhe për një vit tjetër. Marrëveshja që përfundonte në fund të qershorit është vazhduar edhe për 12 muaj të tjerë.

Më herët gjatë ditës së sotme, ishte vetë Riberi që kishte publikuar një foto në “instagram” se si nënshkruan kontratën e re, ndërsa vetëm pas minuta më pas lajmin e konfirmuan edhe nga klubi “bavarez”.

Mesfushori francez i cili gjatë këtij muaji mbush 35 vjet, po kalon sezonin e tij të 11-të me Bajernin.

Nuk dihet nëse skuadra kampione e Gjermanisë ka përgatitur vazhdimin e kontratës edhe për Arjen Roben, i cili nga 1 korriku është një futbollist i lirë.

Leave a Reply