Juve demoloi Milanin në një natë të trishtë për Donaruman (VIDEO)

Skuadra e Juventusit ka demoluar Milanin me rezultatin 4:0 në finalen e madhe të Kupës së Italisë, me ç’rast thuajse 99.99% ka siguruar titullin e dyfishtë në Itali, njofton “infOSport.mk”.

“Zonjës së Vjetër” i nevojitet vetëm një pikë për të fituar titullin e 7-të kampion në Itali, ndërsa sonte ju ofruan gëzim të madh tifozëve të tyre, duke mundur “rossonerët” me reuzltatin 4:0. Kjo ndeshje finale u zhvillua para tribunave të stërmbushura në “Olimpiko” të Romës.

Gjithçka për Milanin u mbyll vetëm brenda 8 minutave, midis 56 dhe 64, kur “bardhezinjtë” shënuan tre gola. Medi Benatia hapi serinë e golave në minutën e 56-të, për të dyfishuar atë Daglas Kosta në minutën e 61-të, ndërsa vetëm tre minuta më pas Benatia nga afër shënoi edhe golin e tretë. Për dy golat e fundit fajtor kryesor ishte portieri Donaruma, teksa në minutën e 76-të Nikolla Kaliniç, shënoi në rrjetën e gabuar.

Leave a Reply