Kampionët e Sitit fituan dhe përmirësuan tre rekorde në një natë (VIDEO)

Kampionët e Mançester Sitit ashtu edhe siç pritej shënuan fitore 3:1 në ndeshjen e mbetur të javës së 31-të kundër Brajtonit. Kjo ndeshje do të futet në historinë e Premierligës, pasi  “qytetarët” përmirësuan plotë 3 rekorde.

Skuadra e Pep Guardiolas regjistroi fitoren e 31-të, me çka pëemirësuan rekordin e Çelzit (30 fitore) nga sezoni i kaluar. Përveç kësaj Mançester Siti ka 97 pikë, duke tejkaluar Çelzin e Zhoze Murinjos nga viti 2005, kur si kampion të Anglisë kishin tubuar 95 pikë. Me 3 golat e shënuar sonte, Siti arriti në shifrën e 105 golave, duke përmirësuar një rekord tjetër të Çelzit nga sezoni 2009/2010.

Ndryshe Bernardo Silva në minutën e 16-të shënoi golin e epërsisë për Sitin, Leonardo ujoa barazoi për një çast shifrat në 1:1, teksa Bernardo Silva në minutën e 34-të shënoi edhe golin e dytë për Sitin, që në ato momente shënoi golin e 104-të këtë edicion, duke përmirësuar në ato momente rekordin e Çelzit nga sezoni 2009/2010, kur janë në pyetje golat e shënuar brenda një sezoni. Në minutën e 72-të Fernandinjo vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Mançester Siti 3, Brajtoni 1.

Për Sitin ishte kjo ndeshja e fundit si vendas gjatë këtij edicioni, ndërsa deri në fund do të luaj edhe si mysafir ndaj Sautemptonit, ku mund të përmirësojë rekordet e arritura sonte, kur janë në pyetje fitoret, pikët dhe golat e shënuar.

Leave a Reply