Skënderbeu kampion, Kukësi mposhtet nga Teuta e Amir  Bilalit (VIDEO)

Skënderbeu edhe zyrtarisht është shpallur kampion në Superligën shqiptare, duke siguruar edhe titullin e 8-të në histori. Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga mbyllja e kampionatit shqiptarë, Skënderbeu ka arritur që të rikthejë titullin në Korçë vetëm pas një viti, duke pasur parasysh se vitin e kaluar i takoi Kukësit. Pikërisht disfata e këtyre të fundit në transfertën ndaj Teutës në Durrës me rezultatin 3:2, i mundësoi Skënderbeut që sot të festojë titullin e kampionit.

Teuta-Kukësi (Përmbledhje)

Teuta-Kukësi (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в 9 май 2018 г.

Skënderbeu sot mundi Lushnjën në transfertë me rezultatin 2:4, duke krijuar 11 pikë të paarritshme ndaj Kukësit të vendit të dytë, ndërsa në lojë kanë mbetur vetëm 3 javë dhe rrjedhimisht 9 pikë për t’u diskutuar.

Lushnja-Skënderbeu (Përmbledhje)

Lushnja-Skënderbeu (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в 9 май 2018 г.

Ky ishte një titull tërësisht i merituar për Skënderbeun, që dominoi totalisht në kampionat, duke filluar nga java e parë.

Ky është titulli i 8 kampion për Skënderbeun, ndërkohë, më 27 Maj korçarët do të diskutojnë edhe finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit, duke pasur mundësinë që të fitojnë për herë të parë edhe këtë trofe.

Flamurtari dhe Laçi barazuan pa gola, njëjtë sikurse edhe Vllaznia me Kamzën, teksa Luftëtari dhe Partizani barazuan me rezultatin 2:2.

Luftëtari-Partizani (Përmbledhje)

Luftëtari-Partizani (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в 9 май 2018 г.

Superliga shqiptare, Java 33

Flamurtari 0 – 0 Laçi
Luftëtari 2 – 2 Partizani
Lushnja 2 – 4 Skënderbeu
Teuta 3 – 2 Kukësi
Vllaznia 0 – 0 Kamza

Leave a Reply