Lojërat mesdhetare, Maqedonia në grup shumë të vështirë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, ka mësuar sot emrat e kundërshtarëve me të cilët do përballet në kuadër të Lojërave Mesdhetare, që në program janë nga data 22 qershor deri me 1 korrik të këtij viti.

Maqedonia do të luaj në grupin A, së bashku edhe me nikoqirët e Spanjës, si dhe me Algjerinë.

Ende nuk është caktuar se me çfarë futbollistë do të paraqitet përfaqësuesja e vendit dhe cili trajner do ti udhëheq ata në ndeshjet që do të zhvillohen në Taragona, ku me shumë gjasa do të jetë një kombinim mes futbollistëve të rinj nga U21, U19 dhe U17.

Leave a Reply