Futsal, Juventus Serava fiton Kupën, “hat-trik” i kapitenit Neziri (VIDEO)

Juventus Serava është fitues i Kupës së Maqedonisë në futsal, pasi sonte në finalen e madhe të zhvilluar në palestrën e qytetit në Gostivar mundi ekipin e Ligës së Parë, Gemixhi me rezultatin 4:1, njofton “infOSport.mk”.

JUVENTUS SERAVA KALON NE EPERSI

FINALJA E KUPËS SË MAQEDONISË NË FUTSALJUVENTUS SERAVA KALON NE EPERSIJUVENTUS SERAVA – GEMIXHI 1:0(E. Neziri 1.30')

Публикувахте от infosport.mk в 12 май 2018 г.

Skuadra “bardhezi” ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë në këtë përballje, ndërsa vetëm pas 90 sekondave lojë me anë të kapitenit Neziri kaloi në epërsi. Pasoi një rast i shkëlqyeshëm për Jakup Ramadanin, i cili më pas në minutën 7:35 me të majtën e tij të fuqishme shënoi një super gol për rezultat 2:0.

SUPER GOL I JAKUP RAMADANIT

SUPER GOL I JAKUP RAMADANITJUVENTUS SERAVA – GEMIXHI 2:0(J. Ramadani 7.35')

Публикувахте от infosport.mk в 12 май 2018 г.

Po i njëjti lojtar u kanos sërish, kësaj rradhe duke goditur shtyllën, teksa pas një gabimi të mbrojtjes “bardhezi” kah fundi i pjesës së parë, ekipi i Gemixhi ngushtoi diferencën e “bardhezinjëve”, duke ringjallur shpresat se mund të bëjnë diçka më tepër në pjesën e dytë.

GEMIXHI NGUSHTON EPERSINE E JUVENTUS SERAVES

MBYLLET PJESA E PARE E FINALES SE KUPES SE MAQEDONISE NE FUTSALJUVENTUS SERAVA – GEMIXHI 2:1

Публикувахте от infosport.mk в 12 май 2018 г.

Megjithatë këto shpresa ishin të kota, pasi Juventus Serava edhe në pjesën e dytë dëshmoi se për momentin është kundërshtarë më i mirë duke shënuar edhe dy gola të tjerë, që mbajnë firmën e kapitenit Eljesa Neziri, i cili në minutën e 39-të rrumbullaksoi “hat-trikun” e këtij takimi.

JUVENTUS SERAVA SHËNON EDHE GOLIN E TRETË

JUVENTUS SERAVA SHËNON EDHE GOLIN E TRETËJUVENTUS SERAVA – GEMIXHI 3:1(E. Neziri 26:58')

Публикувахте от infosport.mk в 12 май 2018 г.

MBYLLET FINALJA, JUVENTUSI SHENON EDHE GOLIN E KATERT NDAJ GEMIXHI

MBYLLET FINALJA, JUVENTUSI SHENON EDHE GOLIN E KATERT NDAJ GEMIXHIJUVENTUS SERAVA – GEMIXHI 4:1(E. Neziri 38:55')

Публикувахте от infosport.mk в 12 май 2018 г.

Numëri 10-të i bardhezinjëve” mund të kishte shënuar edhe një gol tjetër, mirëpo goditjen e tij në minutën 38:25 e ndali portieri kundërshtarë.

Në fund festa nuk mungoi për ekipin “bardhezi” që kishte një përkrahje të madhe nga tribunat e palestrës në Gostivar, ndërsa medaljet dhe trofeun e Kupës për kapitenin Neziri i dorëzoi Dobre Ivanov.

Ndarja e medaljeve dhe ngritja e Kupes larte nga ana e lojtareve te Juventus Seraves

JUVENTUS SERAVA FITUES I KUPES SE MAQEDONISE NE FUTSAL, SEZONI 2017/2018JUVENTUS SERAVA – GEMIXHI 4:1(E. Neziri 3 gola, J. Ramadani)Ndarja e medaljeve dhe ngritja e Kupes larte nga ana e lojtareve te Juventus Seraves

Публикувахте от infosport.mk в 12 май 2018 г.

Leave a Reply