Bardhi po zbardh fytyrat e shqiptarëve, shënon edhe golin e dytë (VIDEO)

Enis Bardhi pa dyshim se është një ndër futbollistët më në formë shqiptarë që luajnë në kampionatet më të forta europiane, ndërsa një gjë të tillë shkupjani po e dëshmon edhe sonte përballë kampionëve të ri të Spanjës, Barcelonës, njofton “infOSport.mk”.

Bardhi ndaj skuadrës që deri më sot nuk dinte për disfatë plotë 36 javë, shënoi edhe golin e dytë personal, kësaj rradhe me të majtën e tij, duke i mundësuar skuadrës së tij një avantazh prej 5:1.

Ouuuuu, ouuuuuuu…..Bardhi shenon edhe golin e dyte ndaj Barcelones

Ouuuuu, ouuuuuuu…..Bardhi shenon edhe golin e dyte ndaj BarcelonesKesaj rradhe shkupjani mposht Ter Shtegenin me te majten e tij

Публикувахте от infosport.mk в 13 май 2018 г.

Shkupjani golin e dytë personal e realizoi në minutën e 56-të, mirëpo pas këtij goli pasuan dy gola të tjerë të shpejtë nga ana e brazilianit Kutinjo (59’, 64’), i cili në këtë mënyrë rrumbullaksoi “hat-trikun” e tij të parë me fanellën e Barcelonës, teksa Luis Suarez me golin e shënuar në minutën e 71-të nga pika e bardhë u rikthye shumë shpejt në lojë dhe tashmë është vetëm një gol afër barazimit në ndeshjen ndaj Levantes së Bardhit.

Leave a Reply