Shkupi gati për fitoren e rradhës ndaj Renovës!

FC Shkupi për momentin është skuadra më në formë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Çairi në 5 ndeshjet e fundit nuk dinë për disfatë, ndërsa këtë seri pozitive dëshiron që ta vazhdojë edhe sot në përballjen e javës së 34-të kundër Renovës, dhe njëherit të vazhdojë ëndërrën europiane.

“Bardhekaltërit” nga Çairi duken më të motivuar se kurrë, për më tepër pas fitores së thellë 5:2 në mesjavë nga Pelisteri, ndërsa gjithashtu edhe nga fitoja e fundit në Çair në duelin direkt ndaj Renovës, kur me 19 nëntor falë dopietës së Alen Jasharovskit dhe golave të shënuar nga Kristijan Stojkoski dhe Ermedin Adem kishte shënuar fitore të thellë 4:1.

Ermedin Adem

SHKUPI SHENON EDHE GOLIN E KATERT NDAJ RENOVESSHKUPI – RENOVA 4:1(E. Adem 74')

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Sa u përket ndeshjeve të këtij edicioni kundër skuadrës nga Xhepçishti, FC Shkupi pësoi disfatë në ndeshjen e fundit në Tetovë (1:3) me datë 1 prill të këtij viti, teksa ndeshja e parë e këtij sezoni, e zhvilluar po në Tetovë ishte mbyllur me barazim pa gola.

Një ndeshje tjetër që ishte mbyllur me rezultatin e fillimit kishte qenë edhe ajo e 28 gushtit të vitit 2016-të në Çair, ndërsa gëzon fakti se në të gjitha duelet direkte mes këtyre dy skuadrave tifozët kanë qenë dëshmitarë të shumë golave të shënuar.

Një gjë e tillë shpresojmë të përsëritet edhe sot në përballjen në Çair që starton në ora 16:30.

Leave a Reply