E konfirmuar, vëllazërorja Shqipëri-Kosovë do të zhvillohet në Cyrih

Miqësorja vëllazërore Shqipëri – Kosovë megjithatë do të zhvillohet. Edhe pse fillimisht pati zëra se kjo miqësore do të dështojë pasi fillimisht autoritet zvicerane kishin ngurruar të japin leje për zhvillimin e saj në tokën helvetike, në fund erdhi lajmi i mirë.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se miqësorja e shumëpritur nga opinioni futbolldashës shqiptar, do të luhet më 29 maj në Cyrih.

“Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të presidentit të FFK-së, z. Fadil Vokrri, më në fund Federata e Futbollit e Zvicrës ka dhënë leje për zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 29 maj  në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih në orën 20.00”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Pa dyshim ky do të jetë një rast i mirë për një festë të vërtetë futbolli për gjithë shqiptarët që jetojnë e veprojnë jo vetëm në Zvicër, por edhe në shtetet e tjera evropiane për të qenë pjesë e kësaj miqësoreje vëllazërore, ku në fund të gjithë do të festojnë pavarësisht emrit të fituesit.

Leave a Reply