Juventusi befason me fanellën e re për edicionin e ardhshëm

Pasi fitoi titullin e shtatë me radhë, të dielën e kaluar, Juventusi ka prezantuar sot uniformën e re “të shtëpisë” për sezonin e ardhshëm 2018-2019.

Dhe nuk ketë si të jetë më ndryshe, pasi si gjithnjë edhe kësaj rradhe respektohen ngjyrat tradicionale të klubit torinez, e zeza dhe e bardha, me markën e  “Adidas”.

Dizajni do të ketë elementë inovativë: në pjesën e përparme fanella e re do të ketë vetëm dy vija vertikale të zeza, ndërsa në pjesën e prapme do të ketë një shirit të vetëm. Jaka e fanellës së re bardhezi karakterizohet nga një strukturë e pashembullt ekskluzive e “Adidas”.

Për të përfunduar uniformën e re të “Zonjës së Vjetër”, pantallonat e shkurtra do të jenë krejtësisht të bardha, me tri vija vertikale të zeza në anë, ndërsa çorapët e bardha do të kenë tri vija horizontale të zeza.

Uniforma e re tani për tani do të dalë në shitje në dyqanin zyrtar të Juventusit, në dyqanin online të “Adidas” dhe në dyqanin global të shitjes me pakicë të së njëjtës markë, vetëm për një javë. Unifroma e re e sezonit 2018-2019 do të bëjë debutimin zyrtar të shtunën e ardhshme, gjatë ndeshjes së fundit të Seria A, kundër Veronas, kur “bardhezinjtë” edhe zyrtarisht do të festojnë titullin e 7-të rradhazi kampion.

Leave a Reply