Mundje, Besir Alili nënkampion në Evropianin për kadet

Përfaqësuesi i Maqedonisë Besir Alili ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të mundjes për Kadet që po zhvillohet në Shkup. Alili në finale për medaljen e artë në kategorinë deri më 45 kilogram u mund nga reprezentuesi nga Armenia Rafajall Hurutjunan me rezultat 10:0.

Ndryshe para fillimit të garave finale që ishin në program të kësaj psdite, u bë edhe hapja solemne e Evropianit për Kadet i cili do të zhvillohet deri më 20 maj në Shkup. Në hapjen solemne morën pjesë dy krerët e Federatave të Mundjes Evropiane dhe asaj Botërore si dhe drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport Darko Kaeski së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskin.

Besir Alili fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të mundjes për kadet.

Публикувахте от Tv Shenja в 15 май 2018 г.

Të gjithë pranishmit në palestrën në “Kale” në përkrahje të mundësit Besir Alili. 🤼‍♂️🔛🔝

Публикувахте от infosport.mk в 15 май 2018 г.

 

Leave a Reply