Treshja e Shkëndijës më shumë gola se i gjithë Vardari (VIDEO)

Shkëndija po zhvillon një sezon fantastik, i cili po kurorëzohet edhe me shumë gola të shënuar. Skuadra e trajnerit Qatip Osmani është shumë pranë shifrës prej 100 golave brenda një sezoni, që është rekord absolut prej kur se garat e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë po zhvillohen me sistem tre dhe katër garësh me nga 10 skuadra, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija në 35 javë ka arritur të shënojë plotë 97 gola, 53 prej të cilëve mbajnë firmën e vetëm tre futbollistëve.

Fjala është për Besart Ibraimin (23 gola), Ferhan Hasanin (20 gola) dhe Stenio Zhunior (10 gola), të cilët e besoni dot apo jo, kanë shënuar më shumë gola se e gjithë skuadra nënkampione e Vardarit.

Tashmë ish kampionët e vendit në 35 xhiro kanë shënuar vetëm 52 gola, dhe pas Shkëndijës renditen si skuadra e dytë më efikase në elitën e futbollit vendor.

Pas Vardarit dy skuadra të tjera më efikase janë Rabotniçki dhe FC Shkupi me nga 47 gola. Shkëndija përveç sulmit më të mirë, ka edhe mbrojtjen më të mirë të këtij sezoni në LPFM, me vetëm 27 gola të shënuar.

Leave a Reply