LPFM – java e 36-të do na sjellë shumë lot dhe gëzim

Të dielën Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë ul siparin e sezonit 2017/2018. Kjo ditë edhe zyrtarisht do të na jap emrat e skuadrave që do të luajnë në Europë, cila skuadër do të luaj në balotazh, dhe cilët dy skuadra do të luajnë një rang të garave më poshtë, duke bërë që të jemi dëshmitarë edhe të lotëve të futbollistëve, por njëkohësisht edhe të gëzimit, njofton “infOSport.mk”.

Shumë afër Ligës së dytë është Pelisteri, që xhiron e fundit do të jetë mysafir i kampionëve të ri të Shkëndijës, të cilët edhe përkundër faktit se që më herët kanë siguruar titullin, ata vazhdojnë të shkëlqejnë, duke shkelur kundërshtarët e tyre.

Dy nga ndeshjet më interesante zhvillohen në Shkup, ku pritet të vendoset çështja e Europës dhe mbijetesës. Rabotniçki dhe Skopje janë me ambicie krejtësisht të kundërta, me “romantikët” të cilët  pretendojnë fitoren që do ju siguronte atyre Europën, ndërsa në anën tjetër një gjë të tillë pretendon edhe skuadra nga Autokomanda, mirëpo me shpresë që Pobeda nuk do të fitonte ndeshjen ndaj Renovës. Në rast se Pobeda shënon fitore ndaj skuadrës nga Xhepçishti, atëherë do të jetë pikërisht skuadra nga Prilepi që do të luante në balotazh, teksa Skopje bashkë me Pelisterin vitin tjetër do të luanin një rang më poshtë të garave.

Një ndeshje e zjarrtë, kjo edhe për shkak rivalitetit të madh të skuadrave pritet të jetë ajo në stadiumin e Çairit në ndeshjen midis FC Shkupit dhe Vardarit.

Këta të fundit veçmë janë të sigurtë në ndeshjet eliminatore të Liga Europa, teksa FC Shkupi një gjë të tillë do të arrinte vetëm në rast fitoreje.

E gjithë kjo situatë e krijuar na bënë për të kuptuar se në Çair do të mbizotërojë një atmosferë e zjarrtë, teksa në ndeshjen e fundit që do të zhvillohet në stadiumin “Kukush” në Turnovë të Strumicës, Sileksi shpreson në një fitore eventuale ndaj Akademia Pandev, mirëpo gjithnjë duke shpresuar në ndihmën e Vardarit.

Të gjitha ndeshjet e javës së fundit të këtij sezoni në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë startojnë në ora 16:15.

LPFM, Java 36

A. Pandev 20.05. 16:15 Sileksi
Pobeda 20.05. 16:15 Renova
Rabotniçki 20.05. 16:15 Skopje
Shkëndija 20.05. 16:15 Pelisteri
Shkupi 20.05. 16:15 Vardari

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply