Parma rikthehët në “Serie A”, shkruan historinë (VIDEO)

Skuadra e Parmës është rikthyer në “Serie A”. Një gjë e tillë ndodhi në në një mënyrë infarkt, pasi skuadra e trajnerit Roberto D’Aversa në transfertë shënoi fitore 2:0 në ndeshjen e fundit kundër Specia, duke zbritur nga pozita e dytë Frosinonen që në teren vendas barazoi 2:2 ndaj Foxhas.

Autorë të golave për Parmën ishin Fabio Çeravolo në minutën e 11-të dhe Amato Çiçireti në minutën e 61-të. Për ekipin vendas Alberto Xhilardino humbi penalti në minutën e 29-të.

Me këtë fitore Parma arriti në kuotën e 72 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e dytë, që i mundëson kësaj skuadre inkuadrimin e drejtëpërdrejtë për në elitën e futbollit italian.

“Parmalatët” u barazuan me pikë me Frosinonen, mirëpo për shkak rezultateve më të mira në ndeshjet mes tyre, në fund është Parma që renditet në pozitën e dytë, duke u promovuar në këtë mënyrë në “Serie A”.

Frosinone ishte shumë afër realizimit të ëndërrës për inkuadrim në mesin e më të mirëve, pasi avansonin me rezultatin 2:1 ndaj Foxhas deri në fund  të takimit, mirëpo një gol i Roberto Florianos në minutën e 89-të ju dha atyre goditjen e rëndë, duke bërë që shumë tifoz vendas në “Adriano Lombardi” të jenë me lot në sy.

Parma falimentoi gjatë vitit 2015-të, kur ishte pjesë e “Serie B”, me ç’rast gjithçka duhej të rifillonte nga divizioni i katërt. Mirëpo si duket kjo i bëri edhe më të fortë futbollistët e kësaj skuadre, të cilët arritën tre promovime të njëpasnjëshme, duke arritur që të rikthehen në elitën e futbollit italian.

Një gjë e këtillë nuk ka ndodhr asnjëherë më parë në historinë e futbollit italian

Leave a Reply