Ilirid Ademi i Gostivarit golashënuesi më i mirë në Ligën e Dytë

Të shtunën edhe zyrtarisht dy ligat e dyta në futbollin vendor ulën siparin për sezonin 2017/2018, njofton “infOSport.mk”. Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Bellasica janë dy skuadrat që vitin tjetër do të luajnë në Ligën e Parë, teksa përmes ndeshjeve të balotazhit një gjë të tillë do të kërkojnë Gostivari dhe Boreci.

Makedonija Gjorçe Petrovi në Konferëncën e Perëndimit e mbylli sezonin me 56 pikë, dy më shumë se Gostivari, që në anën tjetër në rradhët e veta ka golashënuesin më të mirë të sezonit, Iliri Ademi.

Sulmuesi i Gostivarit ka shënuar 19 gola, duke qenë absolutisht kampion i golave të shënuar gjatë këtij sezoni në të dyja ligat, pasi golashënuesi më i mirë në Konferencën e Lindjes, Pepi Gjorgiev i Bellasciës ka të shënuar 16 gola.

Në konferencën e Perëndimit, bashkë me Ilirid Ademin podiumin plotësojnë edhe  Bobi Bozhinovski i Makedonija Gjorçe Petrovit me 13 gola të shënuar si dhe Bllagojçe Gllavevski i Struga Trim Lum me 12 gola, ndërkohë në Lindje podiumi plotësohet edhe me Goran Zdravkov, i cili bashkë me fanellat e Bregallnicës dhe Bellasicës ka shënuar 15 gola, dhe me Riste Naumov, sulmuesin veteran të Bregallnicës që ka 14 gola të shënuar.

Leave a Reply