Milani zgjohet në fundin e kampionatit, Ajeti në Serinë B (VIDEO)

Sot në “Serie A” në program ishin disa nga ndeshjet e javës së fundit për sezonin 2017/2018. Skuadra e Xhenaro Gatuzos, Milani është zgjuar në fundin e kampionatit, teksa ka mundur me rezultatin 5:1 ekipin e Fiorentinës, njofton “infOSport.mk”.

Dy gola Kutrone dhe nga një gol Çalhanogllu, Kaliniç dhe Bonaventura shënuan për “rossonerët”, të cilët edhe vitin tjetër do të luajnë në Liga Europa.

Pavarësisht hipotezave për tolerim të Napolit ndaj Krotones, duke parë renditjen e Serisë A, ekipi i Elseid Hysajt nuk ka toleruar ndaj skuadrës së Ajetit, duke e rrëzuar nga elita e futbollit italian. Përveç Krotones, dy skuadrat tjera që do të luajnë në “Serie B” janë edhe Benevento dhe Verona.

Highlights Napoli vs Crotone (2-1) | Fixtures, Live Scores and Results 20/05/2018 by footbie.com

Juventusi, Napoli dhe Roma, presin të mësojnë edhe ekipin e fundit italian që do ju bashkohet atyre për përfaqësimin në Ligën e Kampionëve, e që mes tyre po diskutojnë këtë çështje në këto momente Lacio dhe Inter.

Për momentin Lacio dhe Interi po luajnë baraz 1:1, ndërsa ekipi që do humbas këtë ndeshje, bashkë edhe me Milanin do të luaj në ndeshjet e Liga Europa, teksa Atalanta e Etrit Berishës do e nisi aventurën në kualifikueset e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian.

Serie A, Java 38

Genoa 1 – 2 Torino 
AC Milan 5 – 1 Fiorentina
Cagliari 1 – 0 Atalanta
Chievo 1 – 0 Benevento
Napoli 2 – 1 Crotone
SPAL 3 – 1 Sampdoria
Udinese 1 – 0 Bologna
Lazio 1 – 1 Inter
Sassuolo 0 – 0 AS Roma

Leave a Reply