Anglia zgjedh kapitenin për Botërorin “Rusi 2018”

Kombëtarja e Anglisë ka zgjedhur kapitenin e saj për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Një gjë të tillë ka konfirmuar trajneri Garet Sautgejt, i cili njoftoi opinionin se kapiten i ri i “Tre Luanëve” do të jetë sulmuesi i Totenhamit, Hari Kejn.

Në garë për shiritin e kapitenit gjithashtu ishin edhe Gari Kehill i Çelzit dhe Xhordan Henderson i Liverpullit.

Rikujtojmë Anglia në kuadër të Botërorit do të luaj në grupin “G” së bashku edhe me Belgjikën, Tunizinë dhe Panamanë.

Leave a Reply