Bajrami: Besojmë te Shkëndija dhe Europa (VIDEO)

Mesfushori i FC Shkupit, Muharem Bajrami, të hënën në mbrëmje ishte mysafir në “Sportmania” në TV Shenja, ku edhe foli lidhur me ndeshjen e fundit kundër Vardarit, në të cilën skuadra nga Çairi shënoi një ndër fitoret më të thella në përballjet ndaj rivalit të madh lokal, njofton “infOSport.mk”.

Shkupi të dielën si vendas para tribunave të stërmbushura mundi Vardarin me rezultatin 4:1, duke hapur rrugën për ndeshjet e Liga Europa. Skuadra e trajnerit Zekirja Ramadani i’a arriti qëllimit që të pozicionohet në vendin e katërt, ndërsa për të qenë edhe zyrtarisht pjesë e eliminatoreve të Liga Europa, FC Shkupi beson se Shkëndija të mërkurën kundër Pelisterit do të mbarojë punën dhe se do të triumfojë në finalen e Kupës së Maqedonisë.

“Ne e dinim se çfarë na sillte fitorja ndaj Vardarit dhe ja arritëm qëllimit që e kishim para ndeshjes. Arritëm të gëzojmë tifozët tanë “Shvercerat”, Shkupi siç e dimë gjatë këtyre 14-15 viteve nuk ka pasur gjasa të luaj në Europë, ja tash na jepet rasti të luajmë në Europë, mendoj se i ka dhënë rëndësi dhe peshë kësaj ndeshje, derbi lokal kundër Vardarit, një fitore e madhe, dhe shpresoj që të mërkurën Shkëndija të mbaron punën dhe të luajmë në Europë”  – deklaroi Bajrami.

Bajrami: E arritëm qëllimin, i gëzuam edhe "Shvercerat"

Публикувахте от Tv Shenja в 21 май 2018 г.

Leave a Reply