Sallah nuk e prish agjërimin edhe për shkak finales së madhe ndaj Realit të Madridit

Mohamed Sallah pa dyshim se për momentin është një ndër futbollistët më në formë në Botë, ndërsa një gjë të tillë dëshmojnë golat e shënuar me fanellën e Liverpullit, të cilën skuadër e dërgoi edhe në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ku për kundërshtarë do të kenë skuadrën e Realit të Madridit.

Shumica e tifozëve të skuadrës së madhe angleze shpresat i kanë pikërisht te Mohamed Sallah, të cilin e shohin si shpëtimtarin e tyre, duke besuar se Lliverpulli me egjiptanin në krye do i’a dalin ti thonë “Stop” Realit të Madridit, që tashmë dy vite me rradhë po sundon me futbollin europian.

Ndeshja finale në program është të shtunën, kur muslimanët do kenë edhe ditën e 10-të, të agjërimit, ku mësohet se deri më tash Mohamed Sallah nuk e ka prishur për asnjë ditë, ndërsa nuk e ka ndërmend një gjë të tillë të bëjë edhe me 26 maj, kur edhe zyrtarisht do të mësojmë emrin e kampionëve të ri të Europës.

Ndeshja e së shtunës do të zhvillohet në Kiev me fillim në ora 20:45, ndërsa në ceremonialin festiv para fillimit të ndeshjes do të performojë këngëtarja kosovare, Dua Lipa.

Leave a Reply