Dënohet Bari i Migjen Bashës!

Prokuroria Federale e Italisë ka kërkuar dënim për skuadrën e Barit, skuadër kjo e cila është dënuar me dy pikë në klasifikimin e “Serie B”. Përveç këtij dënimi, me 3 muaj pezullim është dënuar gjithashtu edhe presidenti i kësaj skuadre, Cosmo Antonio Giancaspro.

Me dy pikët e hequra nga klasifikimi, Bari shkon në vendin e 7-të në Serinë B (sezoni ka përfunduar), por është brenda renditjes për play-off.

Bari do të luante kundër Cittadella-s në shtëpi, sipas renditjes së mëparshme të Serisë B, por tashmë, ndeshjen e parë të play-off do ta luajë në transfertë, ndërsa arsyeja e këtij dënimi, siç raportojnë mediat italiane janë disa parregullsi administrative të skuadrës së Barit.

Leave a Reply