Fulhami mund Aston Villan dhe siguron Pemierligën (VIDEO)

Skuadra e Fulhamit falë fitores minimale 1:0 ndaj Aston Villas në ndeshjen “Play-Off” të zhvilluar në “Uembli”, ka arritur që të siguroj një vend për në Premierligë, duke iu bashkuar Vulverhemptonit dhe Kardifit, dy skuadra këto që kishin përfunduar në dy pozitat e parë në Çempionship.

Golin e vetëm të fitores për skuadrën londineze e realizoi Keirnei në minutën e 23-të. Fulhami edhe përkundër faktit se nga minuta e 70-të luajti me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Odoit, në fund arriti që të marrë atë fitore të madhe, që i sheh ata pas plotë 4 viteve sërish në mesin e më të mirëve në futbollin anglez.

Interesant ishte edhe fakti që për këtë sfidë, ekipi që do siguronte ngjitjen në Premierligë, do merrte një shumë prej 180 milionë euro, shumë herë më shumë se ajo që merrte skuadra fituese e Ligës së Kampionëve, e që mbrëmë doli të jetë Reali i Madridit.

Leave a Reply