FFM dënon Shkëndijën dhe Pelisterin!

Dy skuadrat finaliste të këtij edicioni në kuadër të Kupës së Maqedonisë, Shkëndija dhe Pelisteri do të gjobiten nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë për shkak sjelljes së tifozëve të tyre në tribuna.

Që të dyja tifozëritë në korr këndonin këngë në baza nacionale, me ç’rast Komisioni Disiplinor pranë FFM-së, vendosi që ndaj të dyja skuadrave të ngre procedurë.

Shkëndija gjithashtu do të dënohet edhe për shkak përdorimet të mjeteve piroteknike të tifozëve të tyre, të cilët vërtetë krijuan një super atmosferë në atë mbrëmje të 23 majit, edhe përkundër faktit se gjatë gjithë ndeshjes shiu nuk ndalonte fare.

Ndryshe Shkëndija mundi Pelisterin me rezultatin 3:0, duke i bashkuar titullit kampion edhe Kupën e Maqedonisë.

Leave a Reply