Juve shumë afër nënshkrimit me Buskets

Skuadra kampione e Italisë, Juventusi është shumë afër nënshkrimit të kontratës me mesfushorin e ri të Barcelonës, Oriol Buskets, pohon “Mundo Deportivo”.

19-vjeçarit që luan për të rinjët e Barcelonës, i ka përfunduar kontrata me Barcelonën, ndërsa nga e gjithë kjo dëshirojnë të përfitojnë nga klubi “bardhezi”, që pritet ta transferojnë atë si agjent të lirë.

Për Oriol Buskets interesohen edhe disa skuadra të tjera, mirëpo Juve megjithatë është më afër nënshkrimit të futbollistit.

Oriol edhe pse ka mbiemrin e njëjtë, nuk ka marrdhënie vëllazërore me Serhio Buskets.

Leave a Reply