Vëllai i vogël shumë më i mirë se vëllai i madh (VIDEO)

Sonte shqiptarët e Zvicrës kishin një festë të vërtetë futbolli, pasi në Cyrih patën mundësinë të shohin nga afër yjet e futbollit shqiptarë, më konkretisht përfaqësuesen e Kosovës dhe Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.

Para 18.700 tifozëve të pranishëm në tribuna vëllai i vogël, në këtë rast Kosova i mbajti leksion futbolli vëllait të madh Shqipërisë, që sonte vërtetë ishte nën hijen e talentëve kosovar, që thjeshtë shkëlqyen dhe kënaqën gjithë ata tifoz që kishin mbushur stadiumin me flamuj kombëtarë.

Madje shpeshherë nga ata dëgjohej kënga “Besa Besë” dhe Shqipëri e Kosovë bashkë, duke dëshmuar se përkundër faktit që sot në fushë shqiptarët ishin kundërshtarë në aspektin sportiv, ata megjithatë përbëjnë një kombë dhe se kanë një gjak.

Goli i dytë i Arbër Zenelit ndaj Shqipërisë

Goli i dytë i Arbër Zenelit ndaj ShqipërisëKOSOVA – SHQIPËRIA 2:0(A. Zeneli 21', 51')

Публикувахте от infosport.mk в 29 май 2018 г.

Ndryshe figurë qëndrore te skuadra përfaqësuese e Kosovës ishte Arbër Zeneli, i cili realizoi dy gola, nga një në secilën pjesë. Golin e parë Zeneli e realizoi në minutën e 21-të, teksa 30 minuta më pas futbollisti i Herenvenit realizoi edhe golin e dytë personal.

Super talenti Zhegrova dhe Kosova avanson edhe me 3 gola epersi ndaj Shqiperise

Super talenti Zhegrova dhe Kosova avanson edhe me 3 gola epersi ndaj ShqiperiseKOSOVA – SHQIPËRIA 3:0(E. Zhegrova 67')

Публикувахте от infosport.mk в 29 май 2018 г.

Përkundër epërsisë së dyfishtë Kosova vazhdoi të luaj një lojë shumë të hapur duke sumuar vazhdimisht në drejtim të portës së Berishës, i cili kapituloi edhe në minutën e 67-të, kur Edon Zhegrova në tentativë për të gjetur në zonën e rreptësisë sulmuesin Atdhe Nuhiu, arriti që edhe për herë të tretë të mposhtë gardianin shqiptarë.

Në fund ndeshja mbaroi me festën “kuq e zi”, ashtu edhe siç kishte filluar, mirëpo me Kosovën fituese.

Leave a Reply