Zeneli: Ishin gola special për mua

Arbër Zeneli pa dyshim se ishte një ndër protagonistët kryesor në fitoren 3:0 të përfaqësueses së Kosovës ndaj Shqipërisë. Futbollisti i Herenvenit, përveç që shënoi dy gola, ai ishte thjesht fantastik për gjithë ato minuta që ishte i pranishëm në fushë.

“Ishin gola special, kemi luajtur shumë mirë si ekip dhe jam shumë i lumtur. Çdo herë luajmë për fitore, sot kemi luajtur si ekip, ndërsa  shfrytëzuam rastet dhe shënuam fitoren e merituar”  tha Zeneli në një prononcim të tij për “Zona Gol” në Supersport.

Zeneli golin e parë e realizoi në minutën e 21-të, ndërsa golin e dytë personal kur shënoi për 2:0 e realizoi në minutën e 51-të, duke hapur rrugën e fitores së përfaqësueses së Kosovës që më pas me anë të talentit Zhegrova shënoi edhe golin e tretë.

Goli i dytë i Arbër Zenelit ndaj Shqipërisë

Goli i dytë i Arbër Zenelit ndaj ShqipërisëKOSOVA – SHQIPËRIA 2:0(A. Zeneli 21', 51')

Публикувахте от infosport.mk в 29 май 2018 г.

Leave a Reply