Fjalët e para të Selmanit si futbollist i Shkëndijës (VIDEO)

Shkëndija sot edhe zyrtarisht bëri publik përforcimin e parë në prag të sezonit të ri, ku këtë herë skuadra tetovare do të na prezantojë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Emër i ri në rradhët e skuadrës “kuq e zi” do të jetë Remzifaik Selmani, një emër ky i njohur për opinionin futbollistik në vend, duke pasur parasysh se më parë ai mbronte ngjyrat e skuadrës tjetër tetovare të Renovës.

Ai te Shkëndija vjen nga rradhët e skuadrës hungareze të Ujpesht, ku kaloi vetëm një sezon. Për kanalin zyrtarë të Shkëndijës, ai bëri edhe deklaratën e parë si “kuq e zi”, ku ndër të tjerash tha: “Të jesh pjesë e një ekipi kampion si Shkëndija vërtet është kënaqësi e madhe dhe ndjehem shumë i lumtur që mu dha besimi të vij te kjo skuadër. Ekipi la pas një sezon vërtetë të shkëlqyeshëm si kampion dhe fitues i Kupës dhe shpresoj këto gjëra t’i përsërisim edhe vitin e ardhshëm. Jam i entuziazmuar që vesh këtë fanellë dhe më motivon që të kërkoj të përsërisim këto suksese. Secili futbollist dëshiron të luajë në Europë, kampionët luajnë në Ligën e Kampionëve dhe mua këtë mundësi ma jep tani Shkëndija. Tifozëve ju premtoj se do të jap maksimumin për fanellën kuqezi dhe do të mundohem të arrijmë suksese sa më të mëdhaja me Shkëndijën në të ardhmen”.

Leave a Reply